Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E adoptoi qenin që e shpëtoi nga disa të panjohur

NULL NULL
20.08.2015 17:34

Georgia Bradley, 25 vjeçare ishte duke ecur në një plazh në Crete, derisa i dashuri i saj ishte në një kafene aty pranë, kur asaj i janë afruar dy burra të panjohur.

Burrat e pyetën atë për të shkuar për një pije me ata, por ajo nuk pranoi.

Ata e pyetën përsëri, por herën e dytë kur ajo refuzoi, njëri prej tyre kishte kapur krahun e vajzën duke u bërë agresiv ndaj saj.

Georgia ra në panik, derisa erdhi një hero për të shpëtuar atë.

Një qen i vogël me ngjyrë të zezë.

“Ajo kërceu mbi mua dhe filloi të leh, ky qen i bëri të dy burrat e panjohur të mendojnë edhe njëherë”, tha Georgia e cila studion në Univesitetin e Plymouth.

“Ajo më shpëtoi mua, ajo kishte vënë re se diçka nuk po shkonte mirë. Kur unë u ktheva në banesë, ajo më kishte ndjekur”.

Georgia mori qenin për ta dërguar në një strehim të kafshëve, por askush nuk ishte i interesuar për të.

Ajo dhe i dashuri i saj treguan se, qeni që tashmë e kishin emëruar Peppe, kishte vrapuar pas tyre pa u ndalur, pasi që ata ishin duke udhëtuar për në shtëpi nga aeroporti.

“Kjo ma copëtoi zemrën”, tha Georgia.

“Kur kam ardhur në shtëpi, unë nuk munda të ndalojë së menduari për të, kështu që unë mora fluturimin e parë mbrapa, për të marrë qenin”.

Kur Georgia u kthye, ajo gjeti Pepper në të njëjtin plazh, dhe vendosi për të gjetur një veterinar për të, si dhe të aplikojë për një pasaportë.

Pas 21 ditësh, Pepper shkoi në Britani.

Një javë pas kësaj, Pepeer lindi gjashtë puppies në shtëpinë e Georgis në Calstock, Cornwall.

2b7d94c400000578-0-pet_pooch_miss_bradley_said_the_dog_jumped_up_at_me_and_began_ba-a-27_1440030340881-e1440080584779 2b7f071300000578-0-image-a-11_1440029853944-e1440080570672

lajme të ngjashme