Fëmijët që kanë fëmijë (FOTO) NULL NULL 20.08.2015 12:00 20.08.2015 12:00 Fotografja Linda Forsell, për një kohë ka dokumentuar storie të grave të përdhunuara në Guantamala. Njëherë ajo u shokua shumë kur e kuptoi që një njeri me breza të tërë, i ka përdhunuar gratë e familjes së tij, transmeton Klan Kosova. Madje viktima e tij më e vogël ishte mbesa e tij 3 vjeçare. Javën e kaluar, projekti i Forsell u shpall fituese e Visura 2015, si projekti personal më i mirë. Forsell projektin e saj e quajti “Fëmijët që kanë fëmijë”. Të gjitha fotot e saj janë të bëra në Guatemala, dhe ajo dëshiron të tregojë se numri i fëmijëve të abuzuara është alarmante. Sipas UNICEF, vetëm në vitin 2013, 4,354 vajza nga Guatemala kanë sjellë në jetë fëmijë si pasojë e përdhunimit. Të gjithë këto vajza ishin në mes të moshës 10 dhe 14 vjeç. 89 përqind e përdhunuesve ishin të afërm të viktimave, kurse alarmante është se rreth 25 përqind e rasteve ishin vajza të përdhunuara nga vetë baballarët e tyre.