Një muaj pas takimit me Obamën ndërron jetë veteranja më e vjetër e SHBA-ve NULL NULL 18.08.2015 17:00 18.08.2015 17:00 WASHINGTON, DC - JULY 17: U.S. President Barack Obama meets with the oldest living woman veteran, 110-year-old Emma Didlake in the Oval Office of the White House on July 17, 2015 in Washington, D.C. (Photo by Olivier Douliery-Pool/Getty Images) Ka ndërruar jetë, veteranja më e vjetër në SHBA, Emma Didlake. Vdekja e saj erdhi pas takimit që patë me Presidentin Barack Obama, një muaj më parë, transmeton Klan Kosova. Lajmin për vdekjen e 110 vjeçares e ka konfirmuar mbesa e saj. “Një muaj më parë ajo shkoi në Shtëpinë e Bardhë”. “Mendojë që ajo më në fund ndieu që kishte arritur çdo gjë që donte në këtë jetë, dhe tani pushon e qetë”, është shprehur mbesa e saj. Në moshën 38 vjeçare nëna e pesë fëmijëve, ishte bashkuar me ushtrinë dhe është shpërblyer me shumë çmime për shërbimin e saj. Pasi që u largua nga ushtria, ajo ka qenë aktiviste për të drejtat e njeriut. “Jemi shumë të lutmur që jeni me ne këtu”. “Kjo është një gjë na kujton sakrificat e gjeneratave të mëparëshm e të veteranëve gra, veteranëve afrikano-amerikane që kanë ndihmuar shërbimin tonë të armatosur”, ishte shprehur Obama një muaj më parë për Didlake. Të hënën një ditë pas vdekjes së saj, Obama ka lëshuar një deklaratë duke thënë se ajo i ka shërbyer vendit me shumë nder. “Isha shumë i lumtur që e prita Emmën muajin e kaluar në Shtëpinë e Bardhë”. “Unë dhe Michelle u dërgojmë ngushllime të sinqerta familjes, miqëve dhe të gjithë atyre që Emma i ka inspiruar”, shkruan në deklaratën e Obamës.