Sot nis Seminari për Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe NULL NULL 17.08.2015 10:48 17.08.2015 10:48 Sot bëhet hapja e Seminarit XXXIV Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë. Në hapje të Seminarit do të merrë pjesë kryeministri i vendit, Isa Mustafa dhe figura të njohura të studimeve albanologjike dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve shtetërore, thuhet në një njoftim nga Fakulteti Filologjik, transmeton Klan Kosova. Seminari XXXIV do t’i zhvillojë punimet nga data 17 deri më 28 gusht ndërsa organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, por edhe me albanologjinë përgjithësisht. Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974.