Si ta kuptoni nëse dikush ju tradhton? NULL NULL 16.08.2015 19:00 16.08.2015 19:00 A e keni vënë në dyshim ndonjëherë besnikërinë e partnerit tuaj? Para së gjithash, mund të ndodh që të keni të drejtë – është plotësisht normale të ju gënjejnë. Fatkeqësisht, shkenca nuk mund t’ju tregojë nëse i dashuri apo e dashura juaj shkon me dikë tjetër, por ju ndihmon që ta kuptoni nëse po ju mashtron. Ja disa nga mënyrat se si ta kuptoni nëse partneri juaj po fsheh diçka të rëndësishme nga ju: Pyeteni një mik Njerëzit tjera e kanë një aftësi të çuditshme që ta kuptojnë kur diçka nuk është në rregull në lidhjen e dikujt. Njerëzit janë të aftë që të kenë gjykime për të tjerët në situata të ndryshme, vetëm duke i parë sjelljet e tyre, kanë thënë studiuesit, shkruan Bussines Insider, transmeton Klan Kosova. Dëgjojini me kujdes fjalët që përdorin Nga një studim së fundmi, i bërë nga Southern Methodist University, është nxjerrë përfundimi se janë disa fjalë, që mund të merren si modele, për ta vërtetuar dikë nëse po gënjen. Gënjeshtarët i thonë kryesisht disa fjalë të caktuara kur fillojnë të gënjejnë. Fjalët si: unë, mua, e imja, mendo, por dhe përveç, janë fjalët që ata që gënjejnë i përdorin shumë që ta bindin tjetrin me argumente. Dëgjojeni zërin e tyre Studiuesit kanadezë, kanë ekzaminuar një grup vullnetarësh dhe iu kanë kërkuar që t’ua dëgjojnë zërin. Burrat që kanë nivel të lartë testosteronesh dhe kanë zë më të thellë, janë më të prirur të tradhtojnë. Mbajeni vëmendjen te mediat sociale Nëse partneri juaj kalon më shumë kohë në facebook se sa që flet me ju, ka shumë gjasë që të përfundoni të ndarë, ose të divorcuar nëse jeni të martuar. Sipas studimeve ne Universitetin e Missouri-t, çiftet që ishin përdorues të mëdhenj të rrjeteve sociale, grindeshin shumë me partnerët e tyre dhe i tradhtonin ata.