A po e kopjon Kylie Jenner stilin e Naomi Campbell? NULL NULL 19.03.2019 19:00 19.03.2019 19:00 Kim Kardashian nuk është anëtarja e vetme e familjes së famshme që po inspirohet nga stili i Naomi Campbell. Së fundmi, Kylie Jenner duket se ka ‘rrëmuar’ në arkivën e supermodeles nga vitet e 90-ta ku edhe ka gjetur inspirim për veshjet e saj të fundit. Ajo gjatë fundjavës është parë me një palë syze dielli dhe një qafore, pothuajse krejt të njëjta, me të Naomi Campbell. Ylli televiziv ka postuar në fundjavë një fotografi për 129 milionë ndjekësit e saj në Instagram ku kishte veshur një komplet ngjyrë hiri nga marka The K Label (195 dollarë). 21 vjeçarja kishte veshur edhe një palë take kristali nga Gianvito Rossi (815 dollarë) derisa pamjen e saj e kishte kompletuar me një palë syze “sytë e maces” dhe një qafore nga Michael NGO. View this post on Instagram My Friends: Let’s Have A Chill Night Me: A post shared by Kylie 🤍 (@kyliejenner) on Mar 16, 2019 at 4:58pm PDT Ndërsa veshja ishte tipike e stilit të Kylie Jenner, syzet dhe qaforja ishin jashtëzakonisht të ngjashme me ato që supermodelja i kishte vënë në sfilatën e pranverës të dizenjatorit Rifat Ozbek, në vitin 1995. Ndërsa miliarderja më e re në botë që gjithë pasurinë e ka krijuar vetë duket se nuk kishte syzet dhe qaforen krejt të njëjtë si Campbell, ngjashmëria është e çuditshme.