Cristiano Ronaldo hap klinikë për transplantimin e flokëve NULL NULL 18.03.2019 23:40 18.03.2019 23:40 Cristiano Ronaldo nuk dëshiron t’ju shohë tullac – ai ka hapur një klinikë të re për transplantimin e flokëve në Spanjë. Superstari i futbollit ndërkombëtar ka lansuar Isparyën në Madrid. Ai së bashku me të dashurën e tij Georgina Rodriguez bënë hapjen solemnen ditën e hënë. Ronaldo tha se imazhi është i rëndësishëm për të dhe se ai dëshiron të sigurohet që njerëzit e tjerë të kenë më shumë kontroll mbi mënyrën se si ata duken. Kur u pyet nëse ka realizuar ndonjëherë procedurën kozmetike futbollisti tha se “kur mendoj se është e nevojshme, natyrisht do ta bëj”.