Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sam Smith rrëfen se pesha është njëra ndër shkaktarët e depresionit

NULL NULL
18.03.2019 16:15

Këngëtari i njohur botëror, Sam Smith, ka folur haptas për problemet e tij me peshën në një intervistë për “I Ëeigh Intervieës”, ku edhe ka pranuar se në moshën 12 vjecare ka bërë zvogëlimin e gjoksit.

Smith, ka thënë se dukja e tij ka qenë gjithmonë njëra ndër shkaktarët më të mëdhenj të depresionit të tij, njofton Klan Kosova.

“Gjëja kryesore për të cilën kam vuajtur gjithmonë ka qenë pesha ime. Luftoj secilën ditë me të”.

Smith po ashtu tregoi se kur ishte i vogël e ngacmonin për gjoksin e rritur cka e shtyu të bënte operacion për t’i zvogëluar.

“Kam bërë liposukcion në moshën 12 vjeçare. Asokohe isha shumë i gëzuar për atë gjë. Megjithatë, në bazë nuk ndryshoi asgjë, ekam kthyer peshën për afro dy javë, sepse nuk isha i kujdesshëm me ushqimin. Mirëpo, të bësh liposukcion në moshën 12 vjeçare është vërtet gjë e madhe”, ka rrëfyer Smith.

 

lajme të ngjashme