9 gjëra që duhet të dini për BlackBerry NULL NULL 09.11.2015 10:25 09.11.2015 10:25 Telefoni i ri i BlackBerry, Priv është mjaft i mirë. Sipas vlerësimi të “The Verge” është hera e parë që kompania po krijon një telefon të vërtetë Android që ka të gjitha aplikacionet e Android-it, përfshi dhe të Google. Është telefoni i parë Android që aktualisht ka dhe një tastierë fizike. Dhe diçka tjetër, thotë “The Verge”, çmimi. Ai kushton 699 dollarë, dhe është pak i rëndë për standardet e Android-it. The Verge rendit nëntë cilësi të telefonit të ri të BlackBerry: BlackBerry bëri një përshtatje të mirë të Android; Megjithatë ka ende disa viruse; Dizenjimi i pajisjes është mjaft i mirë; Tastiera e saj fizike është mjaft e përshtatshme; Software i saj është plot me ide të mira; Kamera e Priv është shumë cilësore, por është shumë e ngadaltë; Tastet e tastierës janë mjaft të shpejta; Priv është mjaft i shtrenjtë për një telefon Android; Emri “Priv” ka lidhje me diçka të zgjuar dhe të heshtur, “Privacy dhe Privilege” thotë kompania./Top Channel/