Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

88 % e familjeve kosovare me qasje në internet

NULL NULL
25.01.2018 16:18

Gjatë vitit 2017 në Kosovë, qasje në internet në shtëpi, nga çfarëdo lloj pajisjeje kanë pasur 88.8% të ekonomive familjare.

Këto të dhëna u bën të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës pas publikimit të rezultateve të Anketës së Përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit

Ky publikim ofron të dhëna për shfrytëzimin e teknologjisë  informative dhe komunikimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës nga ekonomitë familjare dhe individët e kategorisë 16-74 vjeç.

Nga rezultatet e dala nga ky publikim, gjatë vitit të shkuar, ekonomitë familjare në Kosovë kanë pasur qasje në kompjuterë 61.3%, përderisa 38.7% e tyre janë deklaruar se nuk kanë pasur qasje në asnjë lloj pajisje elektronike kompjuterike (si: desktop, laptop, netbook, tablet), duke përjashtuar telefonat e mençur, transmeton Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme