76 të arrestuar për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë NULL NULL 10.04.2020 10:38 10.04.2020 10:38 Të enjten (09 Prill, 2020) janë iniciuar gjithsej 46 raste për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë dhe si rezultat, 76 perona janë arrestuar. Komunat në të cilat ka pasur më së shumti arrestime janë Prishtina dhe Gjakova. Në kryeqytet janë iniciuar 9 raste, ku janë arrestuar 11 persona, njofton Klan Kosova. Në Gjakovë janë iniciuar gjithashtu 9 raste, ku janë arrestuar 13 persona. Më poshtë mund ta gjeni listën e plotë për rastet dhe personat e arrestuar për secilën komunë: DRP – Prishtinë 9 11 DRP-Gjilan 8 12 DRP-Ferizaj 1 5 DRP-Prizren 2 6 DRP-Pejë 7 10 DRP-Gjakovë 9 13 DRP-Mitrovicë – Jugu 3 3 DRP-Mitrovicë – Veri 1 1 Departamenti i kufirit 6 15 Kujtojmë se autoritetet përkatëse kanë vendosur orë policore e cila fillon nga ora 17:00 dhe përfundon në ora 06:00 të mëngjesit. Ky vendim është marrë si masë preventive kundër përhapjes së koronavirusit. klankosova.tv