55 aksidente për një ditë në Kosovë NULL NULL 18.01.2025 11:14 18.01.2025 11:14 Foto nga Arkiva; Për një ditë në Kosovë, janë regjistruar 55 aksidente trafiku. Sipas të dhënave të Policisë, 13 aksidente u regjistruan me të lënduar, e 42 të tjerë me dëme materiale, transmeton Klankosova.tv. Ndërkaq, në po këtë vazhdë kohore u shqiptuan 1 mijë e 840 gjoba trafiku. U arrestuan 25 persona, e 15 të tjerë u dërguan në mbajtje.