51 aksidente dhe 784 gjoba trafiku për Kurban Bajram NULL NULL 07.06.2025 08:37 07.06.2025 08:37 Policia e Kosoves Në ditën e Kurban Bajramit, Policia e Kosovës shqiptoi plot 784 gjoba trafiku. Po ashtu gjatë ditës së premte u shënuan 51 aksidente trafiku, ku prej tyre 26 me të lënduar ndërsa 25 me dëme materiale, transmeton Klankosova.tv. U arrestuan tetë persona, pesë të tjerë u dërguan në mbajtje ndërsa një tjetër person u dërgua në ndalim policor.