50 sekrete për martesë të suksesshme – familje të lumtur NULL NULL 20.06.2015 21:23 20.06.2015 21:23 Qëllimi final në jetë thuhet të jetë krijimi i një familjeje. Kështu s’mendojnë të gjithë, por të paktën, ka një konsensus për këtë. E një familje e lumtur buron nga një martesë e suksesshme. Ja 50 këshilla që mund t’ju ndihmojnë në rrugën për t’i arritur edhe njërën edhe tjetrën. Është thënë se besimi, sensi i njëjtë i humorit dhe ndershmëria, janë tri gjerat që kanë më shumë rëndësi në një lidhje martesore. Por, ka edhe elemente tjera esenciale, që nevojiten me doemos për një dashuri të përjetshme. Bazuar në një studim të ri, në të cilin çiftet britanike u pyeten se çfarë cilësojnë ata si sekretin për një martës të lumtur, me shumicë u votua dubleta – pasja e gati çdo gjëje dy herë. Dy vetura, dy banja, dhe për të dy nga një televizor. E çuditshme se: Të pasurit seks të rregullt, u rendit vetëm e 20-ta me radhë, në një listë me 50 pika për martesë të suksesshme, transmeton DailyMail, përcjellë Klan Kosova. Gjetjet e hulumtimit do të përfshihen në një libër të ri, me titull, “Si ta kënaqim një grua, ose këdo tjetër”. Çiftet e lumtura besojnë se, mbamendja e ditëlindjeve dhe përvjetorëve, dhe një “Të Dua” që vjen rregullisht, ndihmon shumë në stabilitetin dhe lumturinë e lidhjes. Libri i autorit Andy Gibeny thotë: “Besimi, kompromisi dhe ndershmëria, janë gjerësisht të pranueshme si gjërat më të rëndësishme për një martës, por, për shumicën e njerëzve, nuk mbaron këtu. Gjërat shpesh dinë të jenë më të komplikuara”, thuhet në libër, transmeton Klan Kosova. “Romanca po ashtu, është një faktor i rëndësishëm. S’ka lidhje sesi manifestohet. Mund të jetë një dhuratë-surprizë, një takim diku jashtë shtëpisë, ose thjeshtë një kohë e mirë e kaluar bashkë”. “Martesa pas një kohe të kaluar, shpesh shndërrohet në diçka monotone. Lehtësisht mund ta gjeni veten të ngujuar në një rutinë që nuk kalon”. Vërtetë diçka e dëmshme kjo, sepse do ta largoni vëmendjen nga njëri-tjetri. Shpresojmë se ndonjëri nga sekretet që tani do t’i prezantojmë do t’u ndihmojë sadopak. 50 sekrete për një lidhje/martesë të lumtur: Besimi në njëri tjetrin Sensi i njëjtë i humorit Gjithmonë të ndershëm Kujtoni ditëlindjet dhe përvjetorët Pranoni gabimet Bëni kompromise Thoni “Të Dua”, vazhdimisht Mësohuni të kërkoni falje Po qe e nevojshme, qesheni njëri tjetrin Pikëpamje e njëjtë mbi jetën Përqafime të rregullta Gjithmonë një “Natën e Mirë”, me puthje Gjestet romantike të “rastit” Konsiderojeni partnerin tuaj shokun/qen më të mirë Ndani proporcionalisht detyrat prindërore Putheni njëri tjetrin gjithmonë në përshëndetjen e mëngjesit Ndani hobi dhe interesa të përbashkëta Flisni me njëri tjetrin për problemet, mos i shtypni ato Pyetni partnerin “Si kalove sot?” Bëni seks rregullisht Krijoni hobi dhe interesa të veçanta Lejoni kohë pas kohe hapësirë partnerit Kurrë mos shkoni të flini duke përdoru pretekste Pushime të rregullta në vikend Ndani ambiciet dhe synimet Pajtime dhe mospajtime, është normale Vazhdoni përpjekjet për t’u dukur bukur për partnerin gjithmonë Vizitoni familjet e njëri tjetrit Ndani kohë për njëri tjetrin Mbani duart të bashkuara kur shëtisni Komplimentoni rregullisht Shokë të përbashkët, por edhe të veçantë Dy TV në shtëpi Vizitoni shokët e njëri tjetrit Dy vetura në shtëpi KUJDES: Të bëni rrojë gjithmonë Ndarje të barabartë të punëve të shtëpisë Xhirollogari të ndara bankare Dilni rregullisht me shokët tuaj, pa njëri tjetrin Bëni dhurata surprizë për partnerin Mos vazhdoni shoqërimin me ish të dashurat/it në Facebook Rregullsi në ndarjen e detyrave Dalje të rregullta nate Dy banja Asnjëri nga ju mos e “privatizoni” telekomandën Përafërsisht orare të njëjta pune Tregoni njëri tjetrit fjalëkalimet Mbani një sasi të fshehura parash, që ai/ajo nuk di për to Disa gjëra mos ia ekspozoni njëri tjetrit (P.sh. Kryerja e nevojave në banja para njëri tjetrit) Të keni një natë, ose dy, në javë, ku asnjëri nga ju nuk përdorë kompjuter/telefon dhe asnjë pajisej tjetër teknologjike klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.