5 gratë më të fuqishme në botë NULL NULL 08.03.2016 11:12 08.03.2016 11:12 Në vitin 2015, sikurse bën parvjet, revista prestigjioze amerikane Forbes kishte bërë radhitjen e grave që i cilëson si më të fuqishmet në botë, transmeton Klan Kosova. Angela Merkel Listën e Forbes e kryesonte kancelaria gjermane Angela Merkel. Kancelarja e Gjermanisë ka pasur një rol kyç në luftimin e recensionit kombëtar gjatë krizës ekonomike globale. Ajo ka përdorur fuqinë e saj në luftën kundër Shtetit Islamik e po ashtu ka qenë e përfshirë në bisedimet Rusi – Ukrainë, në përpjekje për të arritur marrëveshje për paqe me Vladimir Putinin. Hillary Clinton Ish Zonja e Parë e Amerikës për dy mandate, bashkëshortja e Presidentit Amerikan Bill Clinton, listohet si e dyta me radhë në listën e Forbes. Ajo është kandidate për presidente në Partinë Demokratike, për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Ajo është Zonja e Parë që është bërë senatore, pa përmendur kandidimin për presidencë. Melinda Gates Melinda Gates njihet si dominantja e filantropisë globale. Ajo është gruaja e njeriut më të pasur në botë, Bill Gates. Melinda ka dhënë 3.9 miliardë dollarë për bamirësi në vitin 2014. Janet Yellen Ajo ka bërë historinë kur në vitin 2014 u bë gruaja e parë në krye të “Federal Reserve” – Kryetarja e Bankës Qendrore në Amerikë. Marry Bara Marry Barra është drejtoresha e kompanisë General Motors. Ajo mban pozitën e drejtoreshës ekzekutive që nga Janari i vitit 2014. Mary Barra është gruaja e parë që ndonjëherë ka udhëhequr një kompani që prodhon automjete. Në prill të vitit 2014, Barra ishte cilësuar nga revista “Times” si një ndër 100 njerëzit më me influencë në botë.