44-vjeçarja aksidenton një trevjeçar në Tiranë, largohet nga vendi i ngjarjes NULL NULL 23.03.2025 17:23 23.03.2025 17:23 Policia e Shqipërisë. Foto ilustruese Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 44-vjeçare ka përplasur një fëmijë trevjeçar, dhe e njëjta raportohet të jetë larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas policisë, është arritur lokalizimi dhe arrestimi i të dyshuarës, transmeton Klankosova.tv. Trevjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. “Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasen R. S., 44 vjeçe, pasi në rrugën “3 Dëshmorët” ka aksidentuar një fëmijë 3 vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja. 3-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, bëri me dije policia.