39 vjeçari nga Shqipëria vdes në një aksident në Itali NULL NULL 27.05.2025 21:34 27.05.2025 21:34 Një 39 vjeçar nga Shqipëria ka vdekur në Itali. Edmond Gjoci, humbi jetën pas një aksidenti i cili ndodhi në Tuoro sul Trasimeno, në rajonin e Umbrias, raportojnë mediat shqiptare transmeton Klankosova.tv. Ngjarja tragjike ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në aksin rrugor SR71, pranë Riccio-s, një fshat i vogël në komunën e Cortonës, pranë kufirit me Castiglione del Lago. Gjoci, punonte si kopshtar. Ai po shkonte në vendin e tij të punës. Për shkak se nuk kishte leje drejtimi, ai priste një mik që ta merrte me makinë. Ndërsa qëndronte në anë të rrugës, ai u përplas nga një makinë e tipit Lancia Y, e cila doli nga rruga dhe i mori jetën atij. Automjeti drejtohej nga një 19-vjeçar, nxënës i shkollës së mesme, i cili po shkonte në shkollë në Cortona. Për arsye ende të paqarta, ai humbi kontrollin e mjetit dhe rrëshqiti në drejtim të kundërt të rrugës. Ekipet e ndihmës së shpejtë, përfshirë edhe helikopteri, mbërritën menjëherë në vendngjarje. Edmond Gjoci ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, për shkak të plagëve të rënda. Viktima ishte baba i një vajze të vogël dhe kishte vite që jetonte e punonte në Itali. Sipas procedurës standarde, drejtuesi i mjetit iu nënshtrua testeve për konsum alkooli dhe lëndësh narkotike, por rezultatet ende nuk janë bërë publike. Ndërkohë, automjeti dhe telefoni i të riut janë sekuestruar nga karabinierët, të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit. Rruga ku ndodhi ngjarja është e njohur për numrin e lartë të aksidenteve, shumë prej të cilëve me pasojë vdekjen.