32 vjeçari maskohet si pensionist për të udhëtuar me pasaportën e 81 vjeçarit NULL NULL 17.09.2019 14:22 17.09.2019 14:22 Një i ri u shndërrua në një të moshuar 81 vjeçar, në mënyrë që të mund të udhëtonte me pasaportën e një pensionisti. Ai u maskua me një mjekër të bardhë, syze dhe karrige me rrota. Por, veshja e tij nuk ishte aq e mirë sa për të mashtruar oficerët e migracionit, transmeton Klan Kosova. Personi në dukje i dobët dhe i moshuar, tërhoqi vëmendjen e stafit kur arriti në Aeroportin Ndërkombëtar të New Delhi, të dielën e kaluar. Ai po shpresonte të udhëtonte drejt New York-ut. Por, stafi filloi të dyshoi… Shrikant Kishore, një zyrtar i lartë i sigurisë tha: “Ai dukej sikur të ishte shumë i moshuar dhe i paaftë”. “Ne i kërkuam atij që të qëndronte mbrapa me ne. Ai tha që nuk deshi”. Kjo bëri që oficeri të vinte në dukje që rrënjët e mjekrës së bardhë të cilat ishin të zeza. Ai gjithashtu dukej që po përpiqej shumë për të shmangur sytë nga oficeri. Kur u pyet për pasaportën e tij, i riu dorëzoi dokumentacionin duke pretenduar se ai ishte Amrick Singh, i lindur në Delhi në shkurt të vitit 1938, duke e bërë atë 81 vjeç. Kur personi u mor më tepër në pyetje, ai thuhet se i tha stafit të sigurisë se në të vërtetë ishte 32 vjeçar dhe emri i tij ishte Jayesh Patel. Ai u ndalua dhe u dorëzua më pas në polici, transmeton Klan Kosova.