31 mijë e 819 palestinezë të vrarë, 73 mijë e 934 të plagosur NULL NULL 19.03.2024 10:30 19.03.2024 10:30 Foto nga arkiva: Ndërtesat e shkatërruara nga lufta në Gaza. Të paktën 31 mijë e 819 palestinezë janë vrarë dhe 73 mijë e 934 janë plagosur që nga 7 tetori në ofensivën ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës. Kështu tha të martën Ministria e Shëndetësisë e territorit, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv. Rreth 93 palestinezë u vranë dhe 142 u plagosën në 24 orët e fundit, shtoi ministria e udhëhequr nga Hamasi.