30 ditë paraburgim ndaj të pandehurit që dyshohet se e dhunoi një 14-vjeçare NULL NULL 06.03.2025 16:46 06.03.2025 16:46 30 ditë paraburgim për R.P. Kjo është masa që iu caktua atij nga Gjykata Themelore e Gjakovës. I njëjti dyshohet se ka kryer vepren penale “Dhunimit”. “Nga koha e pa vërtetuar deri me datë 4 mars 2025 në Malishevë, i pandehuri kryen akt seksual me personin tjetër pa pëlqimin e saj, me të dëmtuarën e mitur e lindur 2010, në atë mënyrë që më parë i pandehuri përmes rrjeteve sociale njoftohet dhe krijon lidhje dashurie me të dëmtuarën duke qenë në dijeni për moshën e saj dhe gjatë lidhjes së tyre i pandehuri në vazhdimësi ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën e mitur, në villa “D. L.” në Malishevë, si dhe vazhdon që të mbaj kontakte me të njëjtën deri në ditën kur vëllai i të dëmtuarës e vërën të pandehurin së bashku me të dëmtuarën dhe të njëjtën e largon nga vetura dhe më pas paraqitet rasti në polici”, thuhet në njoftimin e gjykatës transmeton Klankosova.tv Tutje në njoftim thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake Drilon Haraçia, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepër penale të rëndë, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, rreziku i ikjes dhe i ndikimit në prova. “I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej tridhjete (30) ditësh, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 4 mars 2025 dhe do të zgjasë deri më 3 prill 2025”. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.