Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

26-vjetori i Policisë së Kosovës, mbahen gara të gjuajtjes me armë zjarri në poligon të hapur

NULL NULL
29.08.2025 17:55

Policia e Kosovës të premten ka zhvilluar garat në gjuajtje me armë zjarri, në poligonin e hapur në Cërnushë të Mitrovicës.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se kjo ishte në kuadër të aktiviteteve sportive të planifikuara me rastin e shënimit të 26-vjetorit të Policisë së Kosovës.

Në këto gara pjesëmarrës ishin tetë ekipe policore nga departamente dhe drejtoritë të ndryshme, të përfaqësuara me nga tre garues.

Policia thekson se garat u zhvilluan në disiplinat ekipore dhe individuale, duke pasqyruar nivel të lartë profesional, disiplinë dhe frymë sportive.

Në rezultatet grupore, vendi i parë i takoi Departamentit të Njësive Speciale, vendi i dytë Drejtorisë Rajonale Pejë dhe vendi i tretë shkoi për Drejtorinë e Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë (DNJNSH).

Ndërsa për rezultatet individuale, Policia përmendi Ardian Dvoranin nga Departamenti i Njësive Speciale që zuri vendin e parë; vendin e dytë Bledian Hajdari – DRP Prizren, si dhe në vendin e tretë u rendit Arlind Xhokli – DRP Ferizaj. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme