Spektakël në Bernabeu, Bayern Munich thyen Real Madridin pas 25 vitesh NULL NULL 07.04.2026 23:00 07.04.2026 23:00 Foto: AFP Një nga ndeshjet më të bukura të dekadës së fundit në UEFA Champions League u zhvillua në “Santiago Bernabeu”, aty ku Bayern Munich arriti një fitore të madhe 1-2 ndaj Real Madrid, duke triumfuar në këtë stadium pas plot 25 vitesh. Skuadra bavareze kaloi në epërsi falë golit të Luis Diaz në minutën e 41-të të ndeshjes, ndërsa më pas Harry Kane dyfishoi rezultatin në minutën e 46-të duke i dhënë një avantazh të rëndësishëm ekipit gjerman, transmeton Klankosova.tv. Në anën tjetër, madrilenët reaguan me golin e Kylian Mbappé në minutën e 74-të, i cili mbajti gjallë shpresat e vendasve deri në fund. Ndeshja ishte e mbushur me raste nga të dyja skuadrat, me ritëm të lartë dhe emocione të vazhdueshme, duke e bërë një përballje të paharrueshme për tifozët e futbollit. Pavarësisht spektaklit në fushë, mbetet një “mëkat” që nuk pati më shumë gola, pasi të dy ekipet krijuan mundësi të shumta për shënim. Një fitore e madhe për Bayernin në një nga transfertat më të vështira në Evropë, që mund të rezultojë vendimtare për fatin e kësaj përballjeje, dhe kalimin në gjysmëfinale.