Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Enzo Maresca zëvendesimi i Guardiolës te Man City

NULL NULL
24.04.2026 22:29

Trajneri italian Enzo Maresca është një nga kandidatët për të zëvendësuar Pep Guardiola në krye të Manchester City, në rast se spanjolli vendos të largohet nga “Etihad” në fund të sezonit.

Guardiola ka ende një vit kontratë me klubin anglez, që skadon në verën e vitit 2027, por raportimet janë shtuar ndjeshëm se ai mund të largohet në fund të sezonit 2025/26, duke hapur diskutime për pasuesin e tij të mundshëm.

Sipas meidave italiane, ekziston gjithashtu mundësia që Guardiola të marrë drejtimin e Kombëtarës së Italisë, duke zëvendësuar Gennaro Gattuso.

Nëse largimi i tij bëhet realitet, sipas The Guardian, Maresca shihet si një nga kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar në stolin e kampionëve të Anglisë, transmeton Klankosova.tv

Maresca ishte pjesë e stafit të Guardiolës gjatë sezonit historik 2022-23, kur Manchester City fitoi tripletën, por më pas u largua për të marrë drejtimin e Leicester City në Championship.

Sipas talkSPORT, ai ende ka detyrime kontraktuale me klubin londinez dhe, megjithëse largimi i tij është cilësuar “i ndërlikuar”, Chelsea nuk mund ta pengojë nëse trajneri vendos të marrë një post të ri.

Megjithatë, në rast se ai merr drejtimin e Manchester Cityt, pritet që të arrihet një marrëveshje mes tij dhe Chelseat për zgjidhjen e çështjeve kontraktuale.

Klubi londinez mund të kërkojë kompensim financiar, por nëse kjo ndodh, pagesa pritet të realizohet mes Chelseat dhe vetë Marescës, dhe jo drejtpërdrejt mes dy klubeve.

lajme të ngjashme