Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

19-vjeçari aksidentohet për vdekje në Çikatovë të Drenasit (VIDEO)

NULL NULL
nga Agnesa Sahiti 10.02.2023 20:32

Destinacion kishte pompën e benzinës në Çikatovë të Drenasit. E derisa po hynte aty nga rruga kryesore, Andrit Gjeli, u aksidentua nga një makinë e tipit “Golf 4”.

34-vjeçari që e voziste atë kishte nisur një tejkalim pak metra më poshtë e përfundoi në automjetin që e voziste tashmë i ndjeri. Nga goditja që mori, 19-vjeçari u përplas në murin pranë pompës ku ende ka shenja nga aksidenti i të mërkurës mbrëma, njofton Klan Kosova.

Dëshmitarët menjëherë i thirrën organet e rendit e mjekët, por djali nuk iu mbijetoi plagëve të marra dhe vdiq në emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Kurse i dyshuari H.M. tashmë është ndaluar për 48 orë.

“Për veprën penale të rrezikimit të trafikut publik me fatalitet, ngase i njëjti dyshohet se duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me gjendjen e rrugës, ka aksidentuar veturën e tashmë të ndjerit”, tha Laureta Ulaj, Zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

E familja Gjeli ka hapur dyert për të pame në fshatin Likoshan të Drenasit. Këta nuk deshën të deklarohen para kamerës rreth rastit, por prapa saj thanë se ia kanë falur gjakun familjes së të dyshuarit. Derisa i riu u varros të premten në ora 14:00 në këtë fshat.

Për këtë rast ka shkruar edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke i shprehur ngushëllime familjes që e vlerësoi si kontributdhënëse për atdheun me gjenerata.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.


 

lajme të ngjashme