18 vjeçari monton armën në dron (VIDEO) NULL NULL 24.07.2015 10:00 24.07.2015 10:00 Administrata Federale e Aviacionit është duke u marrë me hetimin e një videoje 15 sekondëshe ku në të shfaqet një dron në të cilin është montuar një pistoletë. “Arma fluturuese” është zbulim i 18 vjeçarit, Austin Haughwout, e cila thuhet të jetë shumë precize, pasi qëllon mesin e drunjve si cak të saj. Administrata Federale do të bëjë zbulim nëse një veprim i tillë ka thyer rregullat e aviacionit ose jo. Për këtë është deklaruar edhe babai i Austin i cili ka thënë se i biri i tij më këtë veprim nuk ka thyer asnjë rregull ligjor. Dronët në Konektika janë bërë kryetituj edhe në vitin 2014, kur në një rast ishte përfshirë një grua e cila kishte treguar se derisa ndodhej në plazh dyshonte se po fotografohej nga kamera e dronit, transmeton Klan Kosova.