1400 hektarë tokë e përmbytur në Shkodër NULL NULL 24.01.2023 09:06 24.01.2023 09:06 Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër vazhdon të jetë 1400 hektarë. Vetëm në Njësinë Administrative Ana e Malit janë përmbytur 1300 tokë. Në rrugën e Obotit ka prezencë uji në nivelin 75 centimetra. Aty po operojnë dy mjete të kalueshmërisë së lartë së bashku me 7 forca të ushtrisë. Në 15 banesa të fshatit Obotot ka prezencë uji në oborre. Aktualisht ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit. Në njësinë Administrative Dajç janë përmbytur 100 hektarë tokë bujqësore. Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit ka prezencë uji në rrugë në nivelin 10 centimetra. Grupet e emergjencës civile në Bashkinë e Shkodrës thonë se janë në monitorim të vazhdueshëm të siutuatës./tvklan.al