Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

13 vjeçari nga Mitrovica fitues i turneut të karatesë në Luksemburg

NULL NULL
09.06.2024 14:56
Karateisti Lorian Musa

Lorian Musa, është fitues i “Lion Cup”, turneut internacional që është mbajtur në Luksemburg.

13 vjeçari nga Mitrovica u ngjit në podium si triumfues në kategorinë U 14, deri në 50 kilogramë.

Musa i cili është pjesë e kombëtarës së karatesë së Zvicrs, disa ditë më parë në një turne Youth league në Coronya të Spanjes, u rëndit në vendin e nëntë në botë në kategorinë e tij.

Po ashtu ai është fitues edhe i shumë çmimeve në disa vende të botës.

I riu falënderon në rrugëtimin e tij sportiv mbështetje e meritë të madhe ka trajneri i njohur botërisht Olivier Knupfer Duc dhe Iliana Bartolota trajnere e tij.

Po ashtu, meritë të jashtzakonshme kanë edhe Elena Quirici si dhe Raul Cuerva Mora.

Ai po ashtu është mirënjohës për përkrahjen edhe ndaj vëllait të tij, Lorik Musa, i cili po ashtu është karateist e fitues i disa çmimeve!

Pas pak ditësh mitrovicasi Lorian Musa, do jetë në Burgdorf të Zvicres për të fituar çmimin e radhes!

lajme të ngjashme