Dy raste të dhunës ndaj grave brenda 24 orëve në Fushë Kosovë NULL NULL 02.04.2026 08:57 02.04.2026 08:57 Dy raste të dhunës seksuale janë raportuar brenda 24 orëve në Fushë Kosovë. Sipas raportit policor në të dyja rastet, burrat kanë sulmuar fizikisht familjaret e tyre, dhe të njëjtat kanë pranuar tretman mjekësor. Në rastin e parë, i dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa në të dytin burri është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv. Raporti: Fushë Kosovë 01.04.2026-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet Fushë Kosovë 01.04.2026-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.