Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Plotësohet tabela, këto janë kombëtarët që do të marrin pjesë në Botëror

NULL NULL
01.04.2026 08:21

Tashmë janë përcaktuar katër skuadrat që kanë siguruar biletën për në FIFA World Cup 2026, e cila do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, përmes fazës “play-off”.

Kombëtarja e Kosovës nuk arriti të realizojë ëndrrën e madhe, pasi u mposht me rezultat minimal 1-0 në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.

Befasia më e madhe e mbrëmjes u regjistrua në Zenicë, ku Bosnia dhe Herzegovina eliminoi Italinë pas ekzekutimit të penalltive.

Takimi përfundoi 1-1 pas 120 minutave lojë, ndërsa “Azzurrët” mbetën me një lojtar më pak që nga minuta e 41-të, pasi Alessandro Bastoni u ndëshkua me karton të kuq. Në fund, boshnjakët u treguan më të saktë nga pika e bardhë.

Me penallti u vendos edhe sfida mes Çekisë dhe Danimarkës, ndeshja përfundoi 2-2 pas kohës shtesë, ndërsa çekët triumfuan 3-1 në penallti.

Ndërsa Suedia arriti fitore të bukur ndaj Polonisë me reuzltat 3-1

Botërori do të nisë më 11 qershor. Ai organizohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika dhe Kanadaja.

Grupet

Këto janë grupet:

Grupi A: Çekia, Meksika, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut

Grupi B: Kanadaja, Bosnjë-Hercegovina, Katari, Zvicra

Grupi C: Brazili, Haiti, Maroku, Skocia

Grupi D: Australia, Paraguai, Turqia, SHBA

Grupi E: Curacao, Ekuadori, Gjermania, Bregu i Fildishtë

Grupi F: Holanda, Japonia, Suedia, Tunizia

Grupi G: Belgjika, Egjipti, Irani, Zelanda e Re

Grupi H: Kepi i Gjelbër, Arabia Saudite, Spanja, Uruguai

Grupi I: Franca, Norvegjia, Senegali, Iraku

Grupi J: Algjeria, Argjentina, Austria, Jordania

Grupi K: Kolumbia, Xhamajka, Portugalia, Uzbekistani

Grupi L: Kroacia, Anglia, Gana, Panamaja

lajme të ngjashme