Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Traversa” e ndalë Shqipërinë në pjesën e parë, 0-0 në Andorrë

NULL NULL
13.11.2025 21:37

Rrjetat ‘heshtën’ në 45 minutat e para!

Shqipëria nuk ka arritur ta gjejë golin në këtë pjesë të ndeshjes në Andorrë, gjë të cilën medoemos do të tentojë ta bëjë në pjesën e dytë.

Ky ballafaqim është me peshë shumë të madhe për kombëtaren “Kuq e Zi”, duke qenë se me triumf eventual, do të vazhdonte fuqishëm garën për t’u kualifikuar në Kupën e Botës të vitit 2026, raporton Klankosova.tv

Me 11 pikë “Shqiponjat” renditen në vendin e dytë të grupit K, pas Anglisë dhe mbi Serbinë që ka grumbulluar 10 sosh.

Këta të fundit po humbin në Londër nga “Tre Luanët”, duke i rritur edhe më shumë gjasat e shqiptarëve për ta ‘betonuar’ pozitën që dërgon në Playoff.

Andorrë – Shqipëri po transmetohet direkt në Klan Kosova dhe Artmotion.

lajme të ngjashme