Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

10 mijë asiste nga Chris Paul

NULL NULL
22.03.2021 09:12

Chris Paul ka arritur asistin e 10 mijë në karrierë, gjatë fitores së Phoenix Suns përballë kampionit aktual, Los Angeles Lakers, 111:94.

35 vjeçari tani gjendet në vendin e 6-të të renditjes së asistuesve më të mirë në histori të NBA.

Krahas 13-të asistimeve në këtë ndeshje, Paul kontribuoi edhe me 11-të pikë dhe 10-të kërcime, për të arritur dy shifrorin e trefishtë të parë këtë sezon dhe të 16-in në karrierë.

Ish bashkëlojtari i tij tek Clippers, Blake Griffin, të dielën në mbrëmje ka shënuar debutimin tek Brooklyn Nets, në paraqitjen 13-të minutëshe kundër Washington Wizards.

Kyrie Irving me 28-të pikë, 7-të kërcime dhe 6-të asistime, si dhe James Harden me 26 pikë, 5 kërcime dhe tetë asistime, udhëhoqën “nju-jorkezët” drejt fitores 113:106.

Kjo ishte fitorja e 28-të kampionale për Nets, që gjenden në pozitën e dytë të Konferencës Lindore.

Edhe liderja e kësaj konference, Philadelphia 76ers, e ka përmbyllur mbrëmjen me fitore, pasi triumfoi duelin dramatik me New York Knicks pas vazhdimeve, 100:101.

Julius Randle i vendasve me tre pikësh i dërgoi ekipet në minutat shtesë, ndërsa në pesë sekondat e fundit të tyre, Tobias Harris realizoi nga gjuajtjet e lira për t’i siguruar mysafirëve fitoren.

lajme të ngjashme