Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vritet një person në Prizren

NULL NULL
08.09.2015 08:27

Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur gjatë  një incident me armë zjarri që ka  ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30 në Prizren tek rrethi i Bazhderhanës.

“Njëri nga të plagosurit është kalimtar i rastit ndërsa i vrari dhe dy të plagosurit e tjerë ishin cak i sulmuesve që tash për tash ndodhen në arrati, por të njohur për policinë,” thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas policisë, arsyesja e këtij incidenti dyshohet të jetë zhvatja.

“Në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit kanë dalë eprorë të lartë të Drejtorisë rajonale dhe kryeprokurori i prokurorisë themelore. Në kërkim të të dyshuarve janë bastisur dy shtëpi por nuk janë gjetur,” thuhet më tej në këtë  njoftim,transmeton Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme