Vetëvendosja nuk garon për kreun e Drenasit? NULL NULL 10.11.2016 22:16 10.11.2016 22:16 Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në Zona e Debatit të Klan Kosovës, ka thënë se ka mundësi që Lëvizja Vetëvendosje të mos marrë pjesë në zgjedhjet për kryetar të komunës së Drenasit. “Ne nuk jemi pajtuar për gjykimin për krime luftë për mënyrën se si është bërë. Ne e kemi diskutuar mospjesëmarrjen fare në zgjedhjet e Drenasit. Dihet si përfundoi Nexhat Demaku me vëllain e tij në burg. Ky ka qenë diskutimi i kryesisë”. “Nesër nëse shkojmë në zgjedhje është mirë. Kjo qeveri është jolegjitime. Nuk ka kurrfarë programi për qeverisje të vendit. Tash nuk po i ka as votat për ta kaluar demarakacionin. Është ky një kombinim i qulltë i legjitimitetit politik”. Duke folur për vdekjen misterioze të Astrit Deharit në Burgun e Prizrenit, Ahmeti ka deklaruar se këto gjëra nuk duhet toleruar, pasi këto nuk janë dimensione të shoqërive demokratike, njofton Klan Kosova. “Në shtetet europiane, një rast si ky i Astritit do të conte në rënien e qeverisë”. “Nuk duhen toleruar raste të këtilla. Një gjë e tillë nuk guxon të ndodhë në Kosovë. Ose po pranojmë që po jetojmë në një shtet autokratik. Unë dhe të gjithë duhet të jemi të mbrojtur nga ky shtet”. /klankosova.tv