Uta Ibrahimi ngjitet edhe në Manaslu 8163m NULL NULL 26.09.2017 10:48 26.09.2017 10:48 Alpinistja Uta Ibrahmi, pas ngjitjes në Everest, tashmë ka pushtuar edhe Manaslun e lartë 8163m, njofton Klan Kosova. Lajmin e ka bërë të ditur mbrëmë Shoqata Dajti. Ndërsa sot vetë Uta Ibrahmi ka publikuar një fotografi nga momenti i arritjes në maje. Më poshtë është shkrimi origjinal i saj: Urime Kosovë e Shqipëri ngjitja në Manaslu 8163m. Edhe pse në këtë copë të vogël të akullit e borës e gurëve, 8 mij e 163 metra nalt prej lartësisësë detit, ku sasia e oksigjenit asht dikun 35a% … e të dridhen komt pak pi tute e lodhje … e zemra t’rreh edhe ma fort pi gzimit e emocioneve të forta .. kur në njërin prej 2 xhepave te vetme që i ke leht me ju qas, eh atë të majtin e ruan për 2 flamujt e mi, … me njanin që u rrita e tjetrin që po mësohna me e dasht, do ti mbaj me vete ne secilën Çati të Botës, tash e 7 vitet e ardhshme. 25 Tetor 2017, në ora 05.00 unë u ngjita në njërën prej tyne … pas Everestit me të lartës në botë, vitin 2017 e mshela me Manaslu 8163, si e teta më e larta prej 14 në total dhe si maja më e bukur dhe sfiduese për këtë vit. Manaslu8163, ti boj hallall 3 kg që ti lash edhe plot njers e lodhje të pafundme …. veq për shkak të bukurisë që ma ki edhe dashnisë që ma ki dhan … Dashni Uta Momenti i arritjes së Uta Ibrahimit në Manaslu, 25 Shtator 2017 Momenti i arritjes së Uta Ibrahimit në Everest, 22 Maj 2017. klankosova.tv