KQZ: Përmbyllet numërimi në të gjitha komunat, vazhdon numërimi i votave me postë NULL NULL 13.06.2026 20:30 13.06.2026 20:30 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka përfunduar procesi i verifikimit dhe numërimit të votave në të gjitha 38 komunat e Kosovës, duke përfshirë gjithsej 2,498 vendvotime. Tashmë, procesi po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku mbeten për t’u numëruar votat nga diaspora me postë, votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta. Tutje, KQZ ka bërë të ditur se numërimi i votave me postë ka nisur më 12 qershor dhe pritet të zgjasë disa ditë, ndërsa janë tërhequr mbi 85,700 pako me fletëvotime nga 23 kutitë postare. Nga 23 kutitë postare të KQZ-së të hapura për këtë lloj votimi, janë tërequr më shumë se 85,700 pako të supozuara me fletëvotime, pjesa më e madhe e të cilave, deri më tani, janë vlerësuar nga shërbimi votues i KQZ-së dhe janë të gatshme për t’u numëruar. /Klankosova.tv