Të shtëna në aheng familjar, policia konfiskon armën NULL NULL 05.11.2015 20:02 05.11.2015 20:02 Police line Në fshatin Gracë të Vushtrisë, Policia e Kosovës e ka konfiskuar një armë me të cilën është shtënë gjatë një ahengu familjar. Pronari i armës, R.P 52 vjeçar i përkatësisë serbe, është identifikuar si i dyshuari për të shtënat me një armë automatike AK 47. Pas procedurave intervistuese, prokurori ka urdhëruar që rasti të iniciohet si ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’, si dhe si ‘mbajtje në pronësi, posedim, shfrytëzim i paautorizuar i armës’.