Sulmohet me thikë sigurimi i një objekti në Prishtinë NULL NULL 31.05.2015 12:24 31.05.2015 12:24 Mbrëmë pas orës 21:00, policia njofton se është sulmuar me thikë sigurimi i një objekti në Prishtinë. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore. Personat e dyshuar të cilët kishin sulmuar viktimën kishin ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa ky i fundit dyshohet se ka përdorur armën e tij. “Nga viktima është konfiskuar arma e zjarrit e cila dyshohet se ishte përdorur në rast. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime nga njësitet policore”, njofton policia.