Si të ndiheni të relaksuar dhe më i zgjuar NULL NULL 12.09.2016 23:05 12.09.2016 23:05 Të gjithë e dimë sa e rëndësishme është të stërvisim trupin tonë.Por jo të gjithë e dinë se dhe truri ka gjithashtu nevojë të stërvitet rregullisht. Mënyra më e mirë për të zhvilluar memorien, aftësitë e përqëndrimit dhe vullnetin është të nisim të mësojmë diçka të re. Por sigurisht të gjesh kohë çdo ditë nuk është gjithmonë e lehtë.Ja se si mund të përmirësoni aftësitë tuaja mendore e të relaksoheni në të njëjtën kohë: 1-Në vend të shihni televizor, lexoni një libër (Zhvilloni imagjinatën) 2-Luani lojëra në kompjuter (Përmirësoni mendimin taktik dhe strategjik) 3-Niseni ditën me një gotë me ujë (Përmirëson shpejtësinë e punës) 4-Shihni filma në gjuhën e tyre origjinale (Përmirësoni fleksibitetin mendor dhe njohurinë mbi gjuhët e huaja) 5-Pushoni dhe pini një filxhan me çaj jeshil (Zhvillon përqëndrimin) 6-Bëni një gjumë të shkurtër gjatë ditës (Përmirëson përqëndrimin dhe vëmendjen) 7-Kaloni kohë me njerëz që janë më të zgjuar se ju (Zgjeroni këndvështrimin e botës) 8-Përfshihuni në debate e diskutime me të tjerët (Zhvillon mendimin logjik dhe aftësinë për të dhënë argumente racionale) 9-Bëni një shëtitje në ajër të pastër (Përmirëson produktivitetin tuaj) 10-Shkruajini mendimet dhe idetë tuaja në një ditar (Zhvilloni kreativitetin tuaj)/ Oranews.tv