Përleshje me armë në Gjakovë, një i plagosur NULL NULL 01.12.2015 12:53 01.12.2015 12:53 Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Gjakovë. Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosovën, komandanti i stacionit policor në Gjakovë, Kristë Gjoka. “Në rrugën “Nënë Tereza” ka ndodhur një përleshje ku janë përdorur edhe armët e zjarrit, një person ka mbetur i plagosur dhe një tjetër i lënduar, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë arrestuar tre persona,” ka thënë Gjoka,njofton Klan Kosvova. Sipas Gjokës ende nuk dihen motivet e përleshjes dhe hetimet mbi rastin janë duke vazhduar dhe të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.