Pejë: Plagos punëtorin e Qendrës së shëndetit mendor, më pas vret veten NULL NULL 29.06.2016 13:57 29.06.2016 13:57 Policia rajonale e Pejës me anë të një komunikate ka njoftuar për një tentim vrasje që më pastaj ka rezultuar edhe me vetëvrasje nga ana e sulmuesit. “Sot më datë 29.06.2016 rreth orës 06:55 është pranuar informacioni se në rr.’Nëna Tereza’në qytetin Pejë, ka ndodhur një rast i ’Vrasjes në tentativë’, me ç’rast kryersi N.Q. ka shkaktuar edhe veprën tjetër ’Shkaktim i rrezikut përgjitshëm’. “Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të mënjëhershme, njësite relevate iu kanë përgjigur vendit të ngjarjes për të zhvilluar këqyerjen e vendit të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e Policisë. Më tej policia tregon për detajet e rastit, ku viktima i nacionalitetit boshnjak sulmohet me armë zjarri duke shkuar në vendin e tij të punës, kurse dorasi pas veprimit shkon dhe bën vetëvrasje. Bazuar në të dhënat preliminare, edhe nga vendi i ngjarjes, proceset tjera hetimore mësohet se deri të ky incident ka ardhur kur viktima e rastit shtetasi i Kosovës, nacionalitetit boshnjak S.K. (1955) kishte shkuar në vend pune në Qendren e shendetit mendor në Pejë, aty kishte shkuar edhe i dyshimti shtetas i Kosovës, nacionaliteti shqiptar N.Q.(1956), i cili papritmas fillon të shtëna me armë zjarri revole disa herë në drejtim të viktimës (S.K.), vitima arrin të fshehet me nje vend në ketë qendër, por ishte i plagosur në këmben e majtë në pjesën e shputës. I dyshimti arrin të largohet nga vendi i ngjarjes dhe posa arrin në shtëpinë e tij në rr.’Hakif Peja’ i merr jetën vetës, kryen vepren e vetvrasjes me armë zjarri. Lidhur me këto raste të ndërlidhura hetuesit kanë ndërmarrë veprime hetimi në bashkëpunim të plotë edhe me prokurorin e shtetit për të zbardhur të gjitha rrethanat që kanë quar deri të kjo ngjarje.