Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Madonna nën hetim nga Shërbimi Sekret Amerikan

NULL NULL
23.01.2017 21:42

Në një protestë masive kundër Trump, e cila u organizuar pikërisht në ditën e inaugurimit të presidentit, ishin të pranishëm disa figura të njohura publike si Madonna, Scarlett Johansson, America Ferrera etj.

Një ndër artistet që u ngjit në skenë për të dhënë fjalimin e saj ishte Madonna, e cila u shpreh se kishte menduar ta hidhte në erë Shtëpinë e Bardhë, shkruan Top Channel.

“Po, kam patur një ide të tmerrshme për të hedhur në erë Shtëpinë e Bardhë, por e di që kjo nuk do të zgjidhë asgjë. Ne nuk duhet t’i humbasim shpresat”.

Por duket se kjo deklaratë është bërë shkak që Madonna të hetohet pasi sipas disa raportimeve, Shërbimet Sekrete kanë vendosur të hetojnë këngëtaren rreth mendimit të saj për të hedhur në erë Shtëpinë e Bardhë.

lajme të ngjashme