Lista Serbe pa vendim për ta përkrahur PAN-in, do të flet edhe me Beogradin NULL NULL 27.07.2017 11:54 27.07.2017 11:54 Lista Serbe ka përfunduar regjistrimin e deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, njofton Klan Kosova Pas regjistrimit, deputeti nga radhët e kësaj liste, Sasha Milosavljeviq ka thënë se nuk kanë marrë vendim ende se a do ta votojnë kandidantin e PAN-it për kryetar të Kuvendit si dhe kandidatin për kryeministër, Ramush Haradinaj. Ai ka deklaruar se pritet të kenë takime ku Lista Serbe do t`i shpalosë kushtet e saj, derisa ka pranuar se është e natyrshme që të marrin këshilla nga Beogradi për krejt situatën politike në vend, njofton Klan Kosova.