10:41, 17 Mars 2017

Ambasadori i Kosovës Sabri Kiçmari i ka dorëzuar letrën kredenciale përfaqësuesit të Mbretëreshës Elisabeta e Dytë në Ishujt Kok  Tom Marsters, përmes të cilës ai akreditohet si Ambasador Jorezident i Republikës së Kosovës në Ishujt Kok.

Në fjalën e tij në aktin e dorëzimit të Letrës Krendenciale Ambasadori Kiçmari i ka përcjellë përshëndetjet e Presidentit të Republikës së Kosovës  Hashim Thaçi për Përfaqësuesin e Mbretëreshës në Ishujt Kok Tom Marsters, duke e falenderuar për mbështetjen e Ishujve Kok në vitin 2015 për pranimin e Kosovës në UNESCO.

Ndër të tjera Ambasadori Kiçmari ka deklaruar se “vendet tona gjenden në rajone të ndryshme gjeografike, por përfaqësojmë shumë vlera të njëjta, që na bashkojnë në rrugën tonë të miqësisë në mes të dy vendeve dhe dy popujve tanë.”

Ai ka premtuar angazhimin e tij të pakursyer në thellimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Ishujve Kok, transmeton Klan Kosova.