Khedira paralajmëron sulmuesit: Tani e di si është të përballesh me Chiellinin NULL NULL 23.01.2017 23:00 23.01.2017 23:00 Sami Khedira e ka provuar dje se çfarë do të thotë të luash ndaj një mbrojtësi mjaft të egër si Georgio Chiellinit. Mesfushori gjerman pati një përplasje me mbrojtësin e njohur pasi po tentonin të largonin një top nga zona. Gjermani u fashua, ndërkohë që pas ndeshjes postoi në Facebook një status, duke treguar se tashmë e di se sa të vështirë e kanë sulmuesit kur luajnë kundër Chiellinit, shkruan Albeu. “Tashmë e di se çfarë do të thotë të luash kundër Chiellinit. Më vjen keq për të gjithë sulmuesit”, ka shkruar Khedira.