Jevtiq e Nikoliq vizitojnë familjen shqiptare për Bajram (VIDEO) NULL NULL 12.09.2016 20:34 12.09.2016 20:34 Ministri i Kthimit, Dalibor Jevtiq, dhe kryetari i Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq, që të dy serbë, kanë vizituar familjen e Ramë Imerit për festën e Kurban Bajramit në fshatin Izancë, njofton Klan Kosova. Mysafirët sollën edhe dhurata për fëmijët e Imerit. Por, kryefamiljari po kërkon nga ministria e komuna që të ndihmojnë në përfundimin e shtëpisë që i ka mbetur në gjysmë. Veteranit të luftës së fundit në Kosovë, shtëpia e vjetër iu dogj para tri viteve si pasojë një defekti të energjisë elektrike. Shpresë kësaj familje i dha Ministri për Kthim, Dalibor Jevtiq, i cili premtoi ndihmë në ndërtimin e shtëpisë. Por, ky nuk e la pa e lavdëruar pushtetin lokal për atmosferën e tolerancës këtu. Në fakt, kjo vizitë është ndër të rrallat, nëse jo edhe e para kur ministra serbë të Kosovës e vizitojnë një familja shqiptare. Kronikë nga Valon Rashiti. klankosova.tv