“Ja pse nuk po ka sukses United” NULL NULL 10.11.2016 22:25 10.11.2016 22:25 Fituesi i FA Cup në vitin 1963 ka thënë se nënshkrimi rekord i United nuk është lojtar komplet dhe është duke i shkaktuar shumë probleme trajnerit të skuadrës Johnny Giles ka thënë se Paul Pogba nuk është mesfushor i kompletuar dhe është duke shkaktuar më shumë probleme, sesa po zgjidh, tek Manhcester United. Ai beson se adaptimi i tij me lojën e skuadrës është gjë shumë problematike për Jose Mourinho. Madje Giles beson se Pogba është problem më i madh se Wayne Rooney dhe Zlatan Ibrahimoviq, që po ashtu nuk po luajnë mirë. “Mourinho ka shumë probleme: Rooney, Ibrahimoviq, Pogba”. “Rooney ka marrë gjithë publicitetin, por mendoj se problemi më i madh është Pogba. Ai është lojtar që krijon më shumë probleme nga sa zgjidh. Nuk është i kompletuar”.