Gaga flet për betejën e saj me depresionin NULL NULL 12.09.2016 23:00 12.09.2016 23:00 Këngëtarja 30 vjeçare, Lady Gaga, kohën e fundit ka folur në lidhje me betejën e saj me depresionin në një intervistë me “The Mirror”, transmeton Klan Kosova. “Kisha nevojë për një moment për t’u stabilizuar”, tha Gaga në lidhje me pushimin e saj pas publikimit të albumit të fundit. “Kur karriera ime pushoj, unë nuk mbaj mend asgjë. Ishte sikur isha e traumatizuar. Kisha nevojë për qetësi në shpirtin tim”. “Unë morra ilaçe. Unë nuk po them se ndihem mirë për shkak të ilaçeve. Nuk inkurajoj të rinjtë për të përdorin anti-depresantë ose ilaçe që rregullojnë humorin”, shtoi ajo. “Unë haptazi pranoj se jam ndeshur me depresionin dhe ankthin dhe mendoj se shumë njerëz e përjetojnë këtë gjë. Mendoj se është mirë kur të gjithë e thonë”.