Ferizaj: Një person plagoset me armë NULL NULL 25.06.2016 09:22 25.06.2016 09:22 Mbrëmë rreth orës 23:30 në rrugën “Elena Gjika” , përballë Market “Mentori” në Ferizaj ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, shkruan FerizajPress. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është marrë mbrëmë me rastin. Rastin e ka konfirmuar edhe togeri i policisë Agim Gashi. “Ka ndodhur një plagosje me armë zjarri me ç’rast është plagosur një qytetarë. Tani i plagosuri është në rrugë për në QKUK” tha Agim Gashi për FerizajPress. Për identitetin e të plagosurit dhe arsyet e kësaj ngjarje Gashi tha se së shpejti policia do të dalë me komunikatë sapo të përfundojnë hetimet rreth rastit.