Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Familja e të plagosurit në Drenas: Policia shtiu me armë (VIDEO)

NULL NULL
12.06.2015 20:58

Në Drenas sot gjatë ditës është plagosur Fadil Shishani.

Ngjarja ndodhi kur në derën e familjes Shishani trokitën policët dhe zyrtarët e gjykatës për ta ekzekutuar vendimin që banesa t’i lirohet familjes Buzhala.

Se kush në kënd shtiu i pari ende nuk dihet, por Fadil Shishani u dërgua në mjekim intensiv, derisa policia e prangosi të birin e tij, Shkëmbin.

Familjarët e këtyre të dyve thonë se ishte policia ajo që shtiu me armë, transmeton Klan Kosova.

Policia në raportin e saj për rastin pohon se u paraqit në vendin e ngjarjes tek pasi u raportua për të plagosur.

Por, forcat e rendit akuzohen se nuk vepruan si duhet, përderisa nuk e siguruan vendin.

Familja Shishani këmbëngul se banesa i takon asaj derisa ta gjejë një zgjidhje banimi, kurse të drejtën për këtë ia dha Komuna e Drenasit.

Kronikë nga Dafina Smajli.

lajme të ngjashme