Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E vendos gruan në shitje sikur të ishte veturë (FOTO)

NULL NULL
13.09.2016 21:15
Në përshkrim thuhej si vijon: ‘’Gruaja në shitje! E përdorur, nuk është e re, por ka ende për të dhënë. Arsyeja e shitjes është se kam mbaruar punë me të kështu mendoj se dikush tjetër e meriton atë më shumë se unë’’

Një baba i dy fëmijëve nga Wakefield, ka vënë gruan e tij në shtije, në gjigantin eBay.

Ai bëri dicka të tillë shumë thjeshtë, sikur të ishte një makinë e përdorur, shkruan Daily Mail, njofton Klan Kosova.

Por kjo del të jetë vetëm një shaka e Simon O’Kane, derisa mbeti pa fjalë kur arritën shifra marramendëse, që i referoheshin gruas së tij.

345246

Ngjashëm sikurse mallrat e tjera të shitjes, edhe O’Kane, publikoi një fotografi në eBay, duke sqaruar kështu edhe disa detaje rreth arsyeve se pse donte ta shiste bashkëshorten.

Në përshkrim thuhej si vijon: ‘’Shes një grua! E përdorur, nuk është e re, por ka ende për të dhënë. Arsyeja e shitjes është se kam mbaruar punë me të kështu mendoj se dikush tjetër e meriton atë më shumë se unë’’.

Bëhej fjalë për një grua 33 vjeçare të quajtur Leandra, e që e cila ishte bërë objekt talljeje edhe në vendin se ku punonte.

Veç tjerash bashkëshorti që e vendosi gruan e tij në shitje, vendosi edhe disa referenca:

Pikë e fortë: Trup i mirë, e aftë për kuzhinë.

Pikë e dobët: Bën zhurmë dhe nuk ndalet dot pa blerë copa metalike të shtrenjta.

E kjo nuk del të jetë e gjitha, Simon kishte shkruajtur edhe një tjetër detaj.

‘’Pasi ta keni blerë…, nuk mund ta ktheni dot më. Kurrë madje!’’

Leandra, e cila ishte bërë objekt shitjeje nga burri i saj, vetëm për dy ditë arriti të kaloi shifrën në më shumë se 78219.31 Euro, shkruan Daily Mail njofton Klan Kosova.

383C850500000578-3785011-image-a-32_1473670055989

383C842600000578-3785011-image-a-17_1473669844195

 

 

 

lajme të ngjashme